Deklarata e presidentit Bush për Maqedoninë – (24 Mars 2001)


Deklarata e presidentit Bush për Maqedoninë – (24 Mars 2001)

18:21 24/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Presidenti amerikan Xhorxh Bush, dënoi dje tentativat për destabilizim të ndërmarra nga luftëtarët shqiptarë në kufirin maqedonas dhe pohoj përkrahjen e Washingtonit në favor të qeverisë së Shkupit. SHBA u bashkohen aleatëve të tyre dhe Kombeve të Bashkuara, duke dënuar me forcë, dhunën e ushtruar nga një grup i vogël luftëtarësh, të destabilizojnë qeverinë demokratike të Maqedonisë, deklaroi presidenti Bush me anë të një komunikate.

Kryengritësit në Maqedoni, pretendojnë se po bëjnë të përparojë çështja e pakicës shqiptare në këtë vend, por nuk është kështu. Metodat e tyre të dhunshme nuk u shërbejnë interesave afatgjate të shqiptarëve të Maqedonisë, të Kosovës dhe të të gjithë rajonit, pohoj presidenti Bush në komunikatën e tij.

Ai e cilësoi Maqedoninë si një mik të afërt, partner të NATO-s, shembull të mirë të demokracisë multietnike në Ballkan dhe deklaroi se përkrahte përpjekjet e presidentit maqedonas Boris Trajkovski dhe qeverisë maqedonase. Gjithashtu Bush u shprehu, se mënyra më e mirë për t’i dhënë fund dhunës etnike është ajo e dialogut./tvklan.al






Të ngjashme