Deklarata e zv/ministres së Financave Irena Beqiraj, reagon Mandia


Deklarata e zv/ministres së Financave Irena Beqiraj, reagon Mandia

21:25 20/06/2017

Zv/kryeministrja Ledina Mandia, ka reaguar ndaj deklaratave të zv/ministres së Financave Irena Beqiraj, duke thënë se zonja Beqiraj i bën thirrje administratës të marrë pjesë në fushatën elektorale dhe të mos ketë frikë nga ligji në kapërcim të kompetencave të saj.

Në reagim thuhet se zvm/ministrja e Financave i bën këto dalje në media për të penguar  zbatimin e VKM-së për të mos lejuar monitorimin e pjesëmarrjes së administratës në zgjedhje. Sipas zv/kryeministres Mandia, titullari kompetent që drejton politikën shtetërore për fushën që mbulon punën administrative dhe kontrolluese në këtë institucion është ministri i Financave.

Në reagim  thuhet se  se nëse zonja Beqiraj ka dijeni për qarkullim  të parave të pista në të kaluarën apo të transaksioneve të dyshimta duhet të kishte njoftuar organet e hetimit që në momentin që është vënë në dijeni dhe jo të bëjë deklarata publike duke u përpjekur të sfumojë monitorimin që po bëhet nga Task Forca lidhur me paratë e dyshimta dhe tërheqjen e parave në bankat e nivelit të dytë.

 

Tv Klan

 






Të ngjashme