Deklarata seksiste kundër grave, jep dorëheqjen kreu i Lojërave Olimpike dhe kërkon falje

Yoshiro Mori

Deklarata seksiste kundër grave, jep dorëheqjen kreu i Lojërave Olimpike dhe kërkon falje

12:14 12/02/2021

Kreu i Olimpiadës Tokyo 2020, Yoshiro Mori, ka dhënë dorëheqjen dhe ka kërkuar falje për komentet seksiste kundër grave. Deklaratat e tij ndezën protesta dhe të shumtë ishin tifozët që kërkuan largimin e tij.

Dorëheqja e tij vjen vetëm disa muaj para nisjes së Lojërave Olimpike, që ishin planifikuar të zhvilloheshin vitin e kaluar por që u shtynë por shkak të pandemisë Covid-19. Ky largim i More ndikon negativisht dhe tashmë organizatorët akuzohen se kanë dështuar që të zhvillojnë Lojërat Olimpike.

Mori në një deklaratë pas dorëheqjes tha se komentet e tij ishin të papërshtatshme dhe krijuan telashe të shumta.

Unë jam përpjekur të mbështes gratë sa më shumë që të jetë e mundur, dhe jam përpjekur t’i mbështes gratë më shumë sesa burrat”, u shpreh Mori.

Mori u vu në qendër të akuzave pas deklaratave të tij se gratë flasin shumë, por që duket se tani është penduar për fjalët e thëna.

Tashmë në Japoni po mendohet për zëvendësuesin e Yoshiro Mori dhe për të marrë drejtimin e olimpiadës janë disa kandidatë./tvklan.al






Të ngjashme