Deklaratat e Metës në Lezhë, reagon Policia e Shtetit


Deklaratat e Metës në Lezhë, reagon Policia e Shtetit

13:43 17/06/2017

Pas deklaratave të Presidentit të zgjedhur Ilir Meta nga Lezha, ku theksoi se nëse policia nuk arreston personat që dhunuan aktivistin e LSI-së, atëherë ai do të ishte i detyruar të armatoste popullin, ka reaguar edhe Policia e Shtetit.

Në një njoftim për mediat, Policia e Shtetit shprehu “

Keqardhje për sulmin e sotëm mbi Policinë e Shtetit nga ana e një lideri politik, lidhur me incidentin e ndodhur në Lezhë.

Meta takoi në Lezhë kryeplakun e fshatit Rraboshtë, Gjovalin Gjini, i cili sipas policisë u dhunua nga katër persona mbrëmjen e djeshme.

“ABC news” raportoi se gjatë vizitës, Meta tha se 

“njerëzit tanë mund të vendosen para komisariatit për të kërkuar largimin e drejtuesve që nuk përmbushin detyrën.”

Policia tha se “Ashtu sikundër e ka komunikuar me transparencë të plotë më parë, Policia e Shtetit përsërit se ka kryer të gjitha veprimet hetimore dhe nuk ka asnjë provë për prapavijën politike të incidentit” dhe se “Pretendimet e personit të goditur po vazhdojnë të hetohen.’

Por, policia shtoi se “

mbetet fakti që në deponimin e tij ai ka folur për persona të panjohur dhe nuk ka raportuar asgjë konkrete që te ngrihet dyshimi i arsyeshëm se incidenti është i motivuar politikisht.

Policia e Shtetit do të vazhdojë të kryeje me përgjegjshmërinë më të lartë profesionale detyrën e saj kushtetuese e ligjore dhe u bën thirrje të gjitha subjekteve e liderëve politikë të shmangin çdo përfshirje direkte ose indirekte të Policisë së Shtetit në retorikën e tyre elektorale.

”/tvklan.al






Të ngjashme