Deklaratat e PD, Tahiri: Mediokriteti i SHQUP –it s’ka kufij


Deklaratat e PD, Tahiri: Mediokriteti i SHQUP –it s’ka kufij

19:25 11/05/2016

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike për lidhje të tij dhe Policisë së Shtetit me të ashtuquajturin nga mediat greke si “Escobarin e drogës”, që sipas selisë blu, është Drejtori i Transportit Rrugor, Klemend Balili.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Ministri Tahiri i konsideron absurde këto deklarata, ndërsa shprehet se për opozitën çdo rast është i mirë për të sulmuar punën e Policisë së Shtetit.

“Sipas PD, vete ne, Policia e Shtetit & DEA e SHBA & Policia Greke po heton me sukses një grup kriminal të lidhur po me ne, me mua dhe drejtuesit e policisë. Në SHQUP nuk ka kufi as mediokriteti e as makutëria politike për të sulmuar çdo rezultat të policisë. Vërtetë kaq naiv i konsiderojnë shqiptarët?”,

shkruan Tahiri në postimin e tij./tvklan.al






Të ngjashme