Deklaratat e Ramës për çështjen çame, Athina kërcënon me veto


Deklaratat e Ramës për çështjen çame, Athina kërcënon me veto

13:53 05/06/2016

Një ditë pas deklaratave dhe batutave të kryeministrit Edi Rama, në Kongresin e PDIU, në lidhje me marrëdhëniet Shqipëri-Greqi dhe sidomos çështjen çame, ka reaguar Athina zyrtare.

Ministria e Jashtme greke dënon këto deklarata të kryeministrit Rama dhe thekson se në marrëdhëniet me fqinjët kërkohet seriozitet dhe të respektohen faktet historike. Sipas Ministrisë së Jashtme të Greqisë, nuk ekziston asnjë çështje çame, ndërkohë që ka paralajmëruar Tiranën që të zbatojë parimet e BE-së nëse do që të anëtarësohet në Bashkimin Europian.

deklarata greke

Shqipëria duhet të kuptojë se kursi i saj evropian varet nga zbatimi strikt i pesë perimeve të BE-së, ndër të cilat janë respekti për drejtësinë dhe shtetin e së drejtës. Kjo nënkupton se duhet të respektojë vendimet e Gjykatave, sidomos kur bëhet fjalë për krimet e luftës, dhe në vend që të ngrihen pretendime për çështje inekzistente, duhet të zbatohen kushtet për të drejtat e pakicës greke në Shqipëri. Kultura politike mes fqinjëve kërkon seriozitet, të respektohen faktet historike, mos të shtrembërohet realiteti historik, por të ndërtohet një themel i fortë për një të ardhme që siguron përparimin në marrëdhëniet dypalëshe që të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit

”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Greqisë.

/tvklan.al






Të ngjashme