Deklaratat e Thaçit për ‘korrigjim të kufijve’, reagon Berisha


Deklaratat e Thaçit për ‘korrigjim të kufijve’, reagon Berisha

12:45 04/08/2018

Deklaratat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për ‘korrigjim të kufijve’ mes Kosovës e Serbisë janë komentuar dhe nga ish-Kryeministri Sali Berisha

Në një postim të bërë në Facebook, Berisha pas takimit me ish-kreu e komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, shkruan se Republika e Kosovës është shpallur dhe njohur si shtet i pavarur me kufijtë e saj aktual ndërkombëtarë, ndaj Serbia nuk ka asnjë të drejtë dhe nuk duhet t’i njihet asnjë e drejtë për të pretenduar qoftë edhe një pëllëmbë tokë të territorit të Kosovës.

“Ju nuk duhet në asnjë mënyrë të bëheni shkak për këto pazare. Lugina duhet të jetë Luginë paqeje, bastion i pamposhtur i vlerave, botës shqiptare dhe europiane, me qytetarë të barabartë para ligjit dhe në rast se Serbia nuk pranon këto parime vetëkuptohet që ajo nuk kërkon marrëveshje, por konfliktualitet dhe destabilizim”,

ka shkruar Berisha.

Tv Klan






Të ngjashme