Deklaratat pas marrëveshjes, befason Murrizi dhe Gjoni: Jemi kundër “5 Qershorit”
Takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarëve të grupeve parlamentare të opozitës ka përfunduar me nënshkrimin e një marrëveshjeje politike mes palëve.
Kreu i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka njoftuar se palët kanë rënë dakord që në seancën e 23 Korrikut do të votohen ndryshimet kushtuese të dakordësuara më 5 Qershor me opozitën jashtëparlamentare, si dhe për ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave të kandidatëve.
Por në deklaratat e dhëna për mediat pas kësaj marrëveshjeje, Myslim Murrizi ka befasuar gazetarët të cilëve u tha se nuk e kanë lexuar marrëveshjen, e se në të, ai nuk ka firmosur për “5 Qershorin”.
Murrizi tha se do të votojë kundër kësaj marrëveshjeje.
Po ashtu edhe deputeti Ralf Gjoni deklaroi se as ai nuk do të votojë pro kësaj marrëveshje, por vetëm hapjen e listave. /tvklan.al