Deklarimi i parave në dogana – (10 Maj 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Shqiptarët dhe vizitorët e huaj që hujnë e dalin nga territori Shqiptar do të deklarojnë në organet doganore shumat e parave në vlerën mbi dhjetë mijë dollar. Kjo masë parashikohet në realacionin përfundimtar të projektligjit për parandalimin e pastrimit të parave i diskutuar nga komisioni parlamentar i ekonomisë dhe financave.
Shtetasit detyrohen të deklarojnë për riardhjen e depozitave mbi dhjetë million lekë, në rast të kundërt ndëshkimi varjon nga gjoba deri në tre vjet burg. Për kontrollin e lëvizjes së parave do të krijohet institucion i veçantë pranë Ministrisë së Financave.
Ndërkohë komisioni i deklarimit të pasurive ka kërkuar që brenda muajit Maj deputetët do të dorzojnë formularët për deklarimin e pasurive për vitin 1999./tvklan.al
Gazetare – Vladimir Lame