Deklarimi i pasurisë, sa i sinqertë ishte kryeministri Fatos Nano?
Autori: Blendi Fevziu
22:54 03/06/2004Ajo që pritej të ishte thjeshtë një rutinë administrative, deklarimi i pasurive të politikanëve rrezikon të shndërrohet në një problem politik mes maxhorancës dhe opozitës në Parlament. Thelbi i konfliktit mbetet deklarata e kryeministrit Fatos Nano dhe sinqeriteti i saj. Sipas deklaratës zyrtare të kryeministrit ai disponon ndër të tjera një autoveturë “Benz” dhe një apartament në Tiranë. Në deklaratën e tij kryeministri sqaron se autovetura i ishte dhuruar për arsye promocioni. Vlera e makinës varion nga 200 deri në 350 mijë dollarë. Po ashtu lidhur me blerjen e apartamentit ngrihen dyshime se nuk ishte blerë me lekët e përfituara nga dëmshpërblimi i burgut pasi ato ia kishte dhuruar ish bashkëshortes së tij.
Kjo temë duket se ngjalli diskutime të mëdha në publik për të treguar më shumë detaje ishin të ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu katër personazhe të jetës publike Emin Barci, Andi Bushati, Mustafa Nano, Prec Zogaj dhe në lidhje direkte Erion Veliaj.
Sipas të ftuarve kryeministri Nano duhet të kishte sqaruar opinionin publik lidhur me akuzat e ngritura për origjinën e pasurisë së tij./tvklan.al