Dekorata e “Flamurit Kombëtar” për ish-Presidentin Meidani


Dekorata e “Flamurit Kombëtar” për ish-Presidentin Meidani

20:20 17/08/2020

Meta ia dorëzon për kontributin e tij në reformën e Kushtetutës

Në ditën e 76–vjetorit, ish-presidenti Rexhep Meidani është dekoruar me dekoratën e Flamurit Kombëtar nga presidenti Ilir Meta.

Kreu i Shtetit ia dorëzoi këtë dekoratë për kontributin që ish presidenti Meidani ka dhënë gjatë viteve 97-2001, në reformën për krijimin e Kushtetutës së vendit dhe për angazhimin e tij gjatë luftës së Kosovës.

Në ceremoninë e dekorimit morën pjesë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ish-presidentët Sali Berisha, Bujar Nishani, Bamir Topi dhe kreu i opozitës Lulzim Basha. 

Tv Klan






Të ngjashme