Dekoratë për Sulejman Pezën (20 Maj 2000)


Dekoratë për Sulejman Pezën (20 Maj 2000)

14:28 20/05/2000

Veterineri shqiptar Sulejman Peza shpallet njeriu i shekullit të XX. Para disa ditësh instituti i biografive me qendër në Kembrixh, i ka dhënë doktorit shqiptar këtë titull. Sulejman Peza është 58 vjeç, ka lindur në Peqin dhe njihet si farmacisti i parë privat ne vetenarinë shqiptare.

Me një ceremoni të zhvilluar në qytetin e Elbasanit nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Ushqimit, ka marrë pjesë Ministri i Bujqësisë Lufter Xhuveli i cili ka dhuruar edhe titujt. Kështu që përveç kësaj, doktorit i është dhuruar dhe diploma e nderit. 34 vite profesion ku ka kryer 1000 operacione në kafshë.

Për këtë Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Biografive në Kembrixh e ka zgjedhur veterinerin shqiptar si këshilltar personal për anën profesionale./ tvklan.al






Të ngjashme