Dekorimi i kufitarëve – (24 Korrik 1999)


Dekorimi i kufitarëve – (24 Korrik 1999)

11:04 24/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Të gjithë policët, oficerët apo ushtarët të cilët qëndruan në kufi gjtë muajve të konfliktit me ushtarët serb do dekorohen. Drejtori i Policisë Shqiptare Veli Myftari është bërë inisiatori i një kërkese të tillë, drejtuar Presidentit të Republikës Rexhep Mejdani.

Në materialin plotësues të kësaj kërkese kryepolici shqiptar Myftari ka argumentuar dhe gjithë aktivitetin ushtarak e kufitar në kohën plot incidente në kufirin verior. Ushtarët a policët e vrarë apo të plagosur të dekorohen i kërkon presidentit Drejtori i Policisë Myftari. Gjithashtu familjes së tyre apo vetë kufitarëve të gjymtuar tu lidhet një pension për gjithë jetën.

Mesa duket aktiviteti dhe kuarajo e treguar nga kufitarët tanë gjatë ditëve të tensionuara të Mars-Qershorit të këtij viti plot me mina, plumba apo predha drejt tyre nuk u lanë në harresë nga drejtuesit e lartë të policisë. Dekorimi, ndihma financiare dhe respekti moral për kufitarët është njohja më e mirë për guximin dhe punën e bërë nga ata./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme