Dekorohen nga Presidenti Mejdani Rexhep Qosja, Dritëro Agolli, Ferit Murati (3 Mars 1999)
Festimi i 555 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës ka nxitur Presidentin Rexhep Mejdani të dekorojë me titullin “Nderi i Kombit” tre personalitete të larta të jetës shkencore, letrare dhe politike shqiptarë, akademikun kosovar Rexhep Qosja, shkrimtarin Dritëro Agolli dhe shkencëtarin shqiptaro-amerikan Ferit Murati.
Presidenti Mejdani pasi ka lexuar motivacionin për Akademikun Rexhep Qosja presidenti Mejdani theksoi se Qosja me studimet e gjëra e të thelluara në fushën shkencore humanitare dhe me reflektimet mbi rrjedhat dhe zhvillimet kulturore-artistike dhe shoqërore ka dhënë një kontribut në zhvillimin e ndjenjave atdhetare dhe vlerave të përbashkëta të kombit shqiptar.
Në motivacionin e dekorimit të shkrimtarit Dritëro Agolli Presidenti Mejdani shprehet se Agolli në poezitë e tij letrare ka pasuruar fondin e kulturës kombëtare dhe ka lënë gjurmë në përparimin e dhe ka shërbyer në zhvillimin e ndjenjave artistike.
Megjithëse në mungesë Presidenti Mejdani ka nderuar me titullin “Nderi i Kombit” zbuluesin e Viagrës, shkencëtarin shqiptaro-amerikan Ferit Murati, i cili ka marrë çmimin Nobel për vitin 1998. Sipas presidentit Mejdani Murati do të vizitojë Shqipërinë javën e fundit të Qershorit.
Pas dekorimit, shkrimtari Dritëro Agolli u shpreh: “Kjo është një nga dekoratat më të larta që e vë njeriun në pozita dhe pak të sikletshme, në kuptimin që duhet të jesh njeri që vërtet mos t’a turpërosh atë”/tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame