Dekorohet me titullin “Qytetar Nderi” regjisori Pirro Mani (12 Janar 2001)
Regjisori Piro Mani sot dekorohet me titullin “Qytetar Nderi” i Korçës. Në oborrin e Teatrit Kombëtar janë mbledhur artistë, të afërt dhe miq të Manit. Kryetari i Bashkisë Korçë së bashku me një përfaqësi aktorësh të këtij qyteti, kanë udhëtuar me titullin “Qytetar Nderi” për t’a sjellë atë këtu. 68-vjeçari regjisor Pirro Mani nuk kishte mundur të shkonte në ceremoninë e marrjes së titullit, ndaj ajo sot zhvillohet këtu.
Ky titull është merituar nga Pirro Mani pasi ai ka kontribuar për 8 vite në Teatrin e Korçës pas mbarimit të shkollës.
“Ata që më kanë nderuar mua kanë nderuar veten e tyre sepse një vend që nderon artistët padiskutim që nderon dhe veten e tij.”
Me shumë dashamirësi shprehet dhe kryetari i Bashkisë Korçë.
“Kultura dhe Teatri në Korçë janë si një mur i lartë, por nëse i heq gurin e fundit bie i tërë muri.”
Pas 42 viteve punë regjisori Mani nuk përjashton mundësinë e bashkëpunimit sërish me Teatrin e Korçës./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti