Dekreti i Nishanit, deputetët: Nuk jemi njohur me relacionin për Malajn
Dekreti i Nishanit, deputetët: Nuk jemi njohur me relacionin për Malajn
Shpërndaje
15:52 14/05/2014Ndonëse Kuvendi ka kaluar çdo afat për shqyrtimin e dekretit të Presidentit Nishani për Alaudin Maljan, si anëtar i Gjykatës së Lartë, deputetët nuk janë njohur as në mbledhjen e paradites në Komisonin e Ligjeve me relacionin përkatës.Shqyrtimi i dekretit të Presidentit për emërimin e Alaudin Malajt si anëtar i Gjykatës së Lartë në fakt duhet të ishte bërë në datën 5 maj nga Kuvendi , i cili ka shkelur të gjitha afatet ligjore që e detyrojnë komisionin e ligjeve të shprehet për këtë kandidaturë.Dekreti i cili mban datën 10 mars të këtij viti është depozituar në parlament po në të njëjtën date dhe bazuar në rregulloren e kuvendit , e më konkretisht në nenin 111, pika 6 e saj, “për zgjedhjen e organeve kushtetuese ose të krijuara me ligj dhe dhënien e pëlqimit”, kuvendi duhet ta kishte shqyrtuar atë dhe të hartonte raportin brenda 8 javëve.Tv Klan