Dekretimi i Ilir Metës – (27 Tetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Qeveria e Paktit të Stabilitetit. Kështu e ka pagëzuar Presidenti Mejdani kabinetin e ri që do të kryesohet nga Ilir Meta. Pas votbesimit në KPD socialist, Presidenti Mejdani ka dekretuar sot rreth orës 6 pasdite, Kryeministrin e ri Shqiptar që do zëvendësojë Pandeli Majkon. Pas dekretimit Kryeministri Meta ka dalë para gazetarëve për herë të parë me cilësinë e numrit një të qeverisë.
Kryeministri Ilir Meta:- “Unë mund t’ju konfirmoj që Ministri i Rendit pa diskutimdo të vazhdoj të mbetet zoti Spartak Poçi, për faktin që ka qenë një ministër mjaft i suksesshëm gjatë gjithë kësaj përiudhe dhe njëkohësisht për të dhënë edhe mesazhin e forcimit të mëtejshëm të rendit publik në vend, si një prioritet i pa diskutueshëm edhe i qeverisë së re. Po kështu mund t’ju them se një pjesë e konsiderueshme e ministrave ekzistues veçanërisht në sector të rëndësishëm do të vazhdojnë të mbeten, për shkak edhe të atyre programeve që kemi në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar. Por sigurisht që do të ketë edhe ndryshime, duke filluar që nga struktura e qeverisë së re, por edhe në përpjëkjen për të ftuar emra të rinj dhe përsonalitete të Aleancës për Shtetin në këtë qeveri”.
Pamvarësisht nga disa ndryshime ka nënvizuar Meta siguroj se këto nuk do të shtrihen në nivelet e administratës. I pyetur për pjesmarrjen ose jo të Majkos në kabinetin e ri Meta tha se do dëshironte që ish-kryeministri Majko të ishte anëtar i kabinetit por kjo varet nga vetë ai.
Ndërkohë për marrëdheniet e ardhshme me kryetarin socialist Fatos Nano, Meta nënvizoi se do ketë marrëdhënie bashkëpunimi. I pyetur për marrëdhëniet me opozitën, Meta u shpreh se do të bashkëpunoj me atë pjesë të opozitës të përgjegjshme. Kryeministri Meta pasi ka biseduar paraprakisht me drejtuesit socialist Nano e Dokle do të vazhdoj kosultimet për krijimin e kabinetit edhe me partitë e koalicionit Aleanca për Shtetin./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego