Dekriminalizimi, Rama: Përgjegjësi vetjake


Dekriminalizimi, Rama: Përgjegjësi vetjake

16:39 01/02/2021

Partitë s’janë polici, verifikojmë në bazë të ligjit

Socialistët nuk kanë në plan të bëjnë kërkime të thelluara për asnjë kandidat për deputet, por do të mjaftohen me deklarimet personale ashtu siç e parashikon dhe ligji i ashtuquajtur i dekriminalizimit. Edi Rama duke iu përgjigjur deklaratave të ambasadores amerikane dhe atij britanik është i prerë kur thotë se përgjegjësia është personale dhe nuk do të ngrihet asnjë komision i posaçëm për verifikimin e kandidaturave.

“Ne kemi ligjin, zbatojmë ligjin. Përgjegjësia e kujtdo që gënjen në vetëdeklarim është përgjegjësi individuale, nuk është përgjegjësi partie. Partitë nuk janë drejtori policie. Partitë verifikojnë në bazë të ligjit dhe në bazë të ligjit kemi bërë gjithnjë verifikimet. Pastaj nëse dikush merr përsipër të shkojë përpara drejtësisë duke bërë vetëdeklarime të rreme është krejtësisht individuale. Nuk kemi mundësi të ngremë salla torturash në selitë e partive për të nxjerrë deri në fund nëse dikush fsheh diçka që nuk figuron në letrat që janë në dispozicion”, u shpreh Rama.

Sa takon zgjedhjes personale për të qëndruar në listën e Vlorës apo atë të Durrësit, duket se ende nuk e ka marrë një vendim përfundimtar dhe lë të kuptohet që mund të jetë në listat e të dy qarqeve.

Vlorën unë nuk e lë dhe Durrësit i kam një borxh”.

Në mbledhjen e përjavshme me drejtuesit politikë është bërë analiza e takimeve elektorale që socialistët i kanë nisur që në muajin Shtator.

Tv Klan






Të ngjashme