Del Bosque jep dorëheqjen, largohet nga Spanja pas eliminimit


Del Bosque jep dorëheqjen, largohet nga Spanja pas eliminimit

12:11 01/07/2016

Vicente Del Bosque largohet nga stoli i Spanjës. Vendimin e konfirmoi vetë ai në Radio Nacional de Espana. “

Nuk kam asnjë arsye të vijoj si trajner. Këtë vendim e kam marrë prej kohësh”.

Kontrata e Del Bosque përfundonte më 31 korrik, por eliminimi nga Europiani ndikoi të përshpejtohej kjo zgjedhje. Vicente Del Bosque fitoi me Spanjën një Kampionat Europian dhe një Botëror.

65-vjeçari pranoi se është i gatshëm të ndihmojë futbollin në të ardhmen, por jo të drejtojë një tjetër skuadër. Del Bosque nuk bëri komente për pasardhësin e tij te Spanja, që është kundërshtare e Shqipërisë në kualifikueset e Kupës së Botës 2018.

Vicente Del Bosque ndjek shembullin e trajnerit të Anglisë, Ukrainës, Rumanisë dhe Çekisë, të cilët u tërhoqën pas dështimit në Euro 2016. /TV KLAN






Të ngjashme