Del nga shtëpia i xhindosur me gruan, ecën për 1 javë derisa e gjen veten në…


Del nga shtëpia i xhindosur me gruan, ecën për 1 javë derisa e gjen veten në…

20:40 06/12/2020

Një burrë italian, i fryrë nga një sherr që kishte pasur me bashkëshorten e tij, eci në këmbë për 450 kilometra për t’u qetësuar, përpara se të kapej nga policia për shkak se kishte thyer karantinën. 48-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, kishte ecur për një javë në mënyrë që t’i zbriste inati.

Pavarësisht se jetonte në Como, në veri të Italisë, ai arriti që të shkonte deri në qytezën e vogël të Fano-s, rreth 450 kilometra në jug. Fillimisht, oficerët e policisë të cilët e ndaluan 48-vjeçarin rreth orës 2 të natës për shkelje të karantinës, nuk e besuan që ai kishte ecur aq shumë, por pasi kontrolluan emrin e tij, zbuluan se bashkëshortja në fakt e kishte raportuar të humbur në Como, një javë më herët.

Mediat italiane shkruajnë se ai ishte i lodhur dhe kishte ftohtë, por ishte mendërisht i kthjellët, ndonëse pranoi se nuk e kishte kuptuar sesa larg kishte vajtur gjatë ecjes së tij të gjatë. Gjatë rrugëtimit të tij epik, ishin njerëz të panjohur që i dhanë për të ngrënë.

“Jam mirë, vetëm pak i lodhur”, mësohet se u tha ai oficerëve të policisë. Kur bashkëshortja shkoi për ta marrë, ajo konfirmoi se kishte dalë i xhindosur nga shtëpia në Como, pas një sherri të ndodhur 1 javë më parë dhe nuk e kishte parë më që prej atij momenti.

E gjithë kjo aventurë e 48-vjeçarit u përmbyll me një gjobë prej 400 eurosh për shkelje të karantinës…






Të ngjashme