Del teza e një prej provimeve me zgjedhje
Maturantët i janë nënshtruar sot provimit të fundit të Maturës Shtetërore, atij me zgjedhje.
Pas gjuhës dhe matematikës edhe teza e një prej lendeve me zgjedhje ka dalë pak para përfundimit të testimit.
Dyshohet se teza bërthamë e historisë është fotografuar dhe më pas publikuar në rrjetet sociale nga nxënës të gjimnazit “Ibrahim Rrugova” në Kamëz.
Pavarësisht masave të rrepta që ministria e arsimit deklaroi se do të ndërmerrte teza ka dalë edhe këtë herë.
/Tv Klan