Delegacioni i bashkisë së Firences takim me biznesin shqiptar – (10 Janar 2001)


Delegacioni i bashkisë së Firences takim me biznesin shqiptar – (10 Janar 2001)

17:25 10/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Në ambientet e Dhomës së Tregtisë delegacioni i bashkisë së Firences, i kryesuar nga nënkryetari i Eugenio Giani, zhvilloi një takim me presidentin e Dhomave të Tregtisë së Shqipërisë dhe kryetari i Dhomës së Tregisë së Tiranës, zoti Luan Bregasi. I pranishëm ishte edhe kryetari i bashkisë së Tiranës zoti Edi Rama.

Në këtë takim zoti Bregasi shtjelloi shkurt marrëdhëniet midis biznesit shqiptar dhe atij italian, në fushën e tregtisë dhe investimeve, të cilat zënë vendin kryesor. Pas këtij takimi zoti Luan Bregasi u shpreh:

Luan Bregasi:- “Ne së pari përshëndetëm iniciativën e dy bashkive, bashkisë Tiranë dhe bashkisë së Firencës, për binjakëzim, çka tregon që nga këto marrëdhënie të mira do të përfitojë edhe komuniteti i biznesit të kryeqytetit”.

Vizita e delegacionit të bashkisë së Firences i parapriu vendosjes së raporteve institucionale midis dhomave të tregtisë së Tiranës dhe Firences dhe do të garantojë vazhdimësinë e punës edhe në të ardhmen./tvklan.al






Të ngjashme