Delegacioni i BE jep vlerësime pozitive për reformat në Shqipëri – (9 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Delegacioni i Bashkimit Europian, i cili ka nisur procesin e monitorimit të angazhimeve të Shqipërisë, për hapjen e negociatave, për Marrëveshjen e Asocim Stabilizimit, ka dhënë vlerësime pozitive për hapat në reformën në polici, organizimin e zgjedhjeve, sistemin e taksave dhe doganave.
Zëvendës drejtoresha për marrëdhëniet me jashtë Ketrin Dei u shpreh se Shqipëria, duhet të plotësojë rekomandimet e OSBE-së, për realizimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Në këto drejtime, Ministri i Jashtëm Milo, ofroi gatishmërinë e plotë të qeverisë shqiptare. Në fund të muaji Qershor, BE do të shqyrtojë raportin përfundimtarë të grupit të monitorimit për Shqipërinë./tvklan.al
Gazetare – Vladimir Lame