Delegacioni Italian anti-mafia në Vlorë – (4 Mars 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Delegacioni i komisionit parlamentar të anti-mafias përfundoi sot misionin hetimor 3 ditor në Shqipëri. Jemi të impresionuar është shprehur senatorja Desoluet, nga gjendja në Shqipëri dhe veçanërisht në Vlorë. Shteti që dikur nga ne vetë tha Desolueta, quhej anarkik, fajtor për lejimin e fluksit të armëve, drogës e kriminelëve drejt Italisë, kishte pësuar përmirësime të dukshmë.
Situata në Vlorë kanë pohuar senatorët e anti-mafias italiane, ishte mëse normale. Sipas tyre në qytetin port, që konsiderohet kryeqyteti krimit, policia shqiptare ka bërë një punë të mirë.
Sipas raportit përfundimtar të tyre senatorët e anti-mafias kanë rakorduar se numri i shqiptarëve që largohen nga vendi është pakësuar, ndërkohë që janë shtuar të huaj që kalojnë tranzit në Shqipëri me destinacion Italinë./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj