Delegacioni italian i Polit të Lirisë mbërrin në Tiranë (08 Janar 1999)


Delegacioni italian i Polit të Lirisë mbërrin në Tiranë (08 Janar 1999)

15:17 08/01/1999

Delegacioni i parlamentarëve italianë të Polit të Lirisë është takuar sot me grupin e parlamentarëve të Partisë Demokratike. Pas takimit kryetari Rivolta u shpreh se me deputetët demokratë u diskutua mbi mundësitë e ndryshme të daljes së Shqipërisë dhe klasës politike shqiptare nga kriza si dhe rolin që po luan opozita në këtë kontekst.

Ai vlerësoi iniciativat e Berishës për dialog duke theksuar se një bashkëpunim me Pozitën mund të bëhet i mundshëm vetëm pasi të rivendosen rregullat e një demokracie perëndimore. Delegacioni ka vazhduar takimet me Kryeministrin Majko dhe me kreun demokrat Berisha. Ai paralajmëroi edhe ardhjen e Berluskonit dhe Finit në Shqipëri./tvklan.al






Të ngjashme