Delegacioni NATO-s në Maqedoni (5 Qershor 1999)


Delegacioni NATO-s në Maqedoni (5 Qershor 1999)

10:09 05/06/1999

Ka filluar me tre orë vonesë takimi mes ushtarakëve të lartë të NATO-s dhe atyre jugosllave, takim që zhvillohet 200 metra larg postës kufitare të Bllacës dhe 100 metra larg kampit ku janë strehuar rreth tre mijë kosovarë, në një restorant të quajtur Europa. Delegacioni ushtarak i NATO-s kryesohet nga gjenerali britanik Majk Xhekson. Ndërsa delegacioni jugosllav prej 8 vetësh kryesohet nga gjenerali Koviç dhe nga Ministri i Punëve të Brendeshme.

Sipas CNN ky delegacion pritej të udhëhiqej nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Marianoviç, por ai nuk është paraqitur. Në këtë takim do të paraqiten në mënyrë të prerë hollësitë teknike të tërheqjes së trupave serbe nga Kosova. Edhe dje kanë vazhduar sulmet ajrore të NATO-s kundër objektivave strategjike ushtarako policore serbe. Mbi Jugosllavi aeroplanet e NATO-s kanë kryer mbi 500 misione fluturimi gjatë 24 orëve të fundit./tvklan.al






Të ngjashme