Delegacioni ushtarak gjerman – (29 Qershor 1999)


Delegacioni ushtarak gjerman – (29 Qershor 1999)

18:15 29/06/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 199

Vizita e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Gjermane, gjenral Hans Peter Kirkba në vendin tonë zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit midis dy ushtrive tona. Kohët e fundit në kuadër të bashkëpunimit dypalësh, midis Republikës së Shqipërisë dhe asaj Gjermane në fushën ushtarake.

Në kuadër të programit të partneritetit për paqje ky bashkëpunim është realizuar si në misionin e SFOR-it në Bosnje dhe të AFOR-it në Shqipëri. Vizita e fundit e Ministrit Gjerman të Mbrojtjes Sharping në Tiranë ka shtytur më tej këtë bashkëpunim. Projektet e ardhshme të bashkëpunimit tonë do të shërbejnë për të ecur drejt një vizioni më të qartë është deklaruar delegacionin gjerman në takimi me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë Shqiptare, gjeneral brigade Aleks Andoni. 

Po kështu në konferencën që dhanë për gazetarët ushtarakët e lartë gjermanë deklaruan se do të kontribojnë dhe në çminimin e Kosovës nga minat duke bashkëpunuar dhe më përfaqësues të UÇK-së. I pyetur për mundësinë e futjes së Shqipërisë në Nato si anëtare me të drejta të plota, gjenerali Kirkba deklaroi se Shqipëria tashmë është e preferuara e Natos dhe shancet për një anëtarësim janë të mëdha.

Inagurimi i sistemit radiorele që u bë sot në brigadën e ndërlidhjes është ndihmë e drejtpërdrejtë e ushtrisë gjermane e cila do të ndikoj në fuqizimin e sistemit të komunikimit në shkallë Shtabt të Përgjithshëm njësi operative. Ky sistem përbëhet nga disa pika ritrasmetimi dhe terminale fundore të shtrirë në gjithë territorin e vendit.

Vizita e fundit e Ministrit të Mbrojtjes Hajdaraga ditët e fundit në Gjermani ishte një shprehje tjetër konkrete e forcimit të bashkëpunimit midis dy ushtrive tona./tvklan.al






Të ngjashme