Delfinët “kapen mat” duke biseduar
Është regjistruar për herë të parë një “bisedë” midis dy delfinësh. Shkencëtarë kanë arritur të rregjistrojnë “bisedën” e dy delfinëve hundë – shishe në Detin e Zi.
Komunikimi i tyre duket të jetë shumë më i sofistikuar sesa ne mendojmë.
Është e njohur ndër vite se delfinët përdorin një gjuhë shumë komplekse, për të komunikuar me njëri – tjetrin.
Zbulimi i ri sugjeron se ata mund të jenë të aftë të lidhin së bashku pesë fjalë në një fjali dhe se përdorin gjithashtu një lloj “gramatike” të kuptueshme.
Grupi i shkencëtarëve e zbuloi këtë “bisedë” me anë të një mikrofoni të ri rezistent ndaj ujit. Gjëja interesante është se delfinët ishin të interesuar në atë që thoshin të tjerët. Bazuar në këto gjetje, ekspertët besojnë se delfinët kanë gjuhën e tyre.
Hapi i madh i radhës do jetë zbulimi për të përkthyer “fjalët” e tyre në gjuhën njerëzore./
tvklan.al