“Demarkacioni” merr sinjale pozitive


“Demarkacioni” merr sinjale pozitive

19:57 14/02/2018

Marrëveshja e Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi mbetet në një udhëkryq, por ka marrë sinjale pozitive për një zgjidhje nga të dyja palët.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj priti këtë të mërkurë në një vizitë zyrtare në Prishtinë, homologun e tij malazez Dushko Markoviç. Dy kryeministrat u shprehën optimistë për zgjidhjen e ndasive rreth kësaj çështjeje. Markoviç, tha se Demarkacioni është një temë e mbyllur për vendin e tij, duke qenë se e ka ratifikuar në parlament. Ndërsa kryeministri Haradinaj, një nga kundërshtarët më të fortë të marrëveshjes së arritur në vitin 2015, nënvizoi se ka vullnet të mirë dhe shpresë se zgjidhja do të gjendet.

Demarkacioni me Malin e Zi dhe Asociacioni i komunave serbe janë dy nga kushtet e vendosura nga BE për Kosovën, për liberalizimin e vizave dhe avancimin drejt perspektivës europiane.

Tv Klan






Të ngjashme