Dëme në ura dhe rrugë kombëtare nga stuhitë


Dëme në ura dhe rrugë kombëtare nga stuhitë

14:45 24/02/2019

Këto janë pasojat e stuhive të fuqishme që goditën Bosnje Hercegovinën dhe gjithë Ballkanin orët e fundit. Erërat e forta shembën edhe konstruksionet e betonit dhe hekurit në qytetin jugor boshnjak të Trebinjës.

Erërat e forta arritën një shpejtësi prej mbi 160 km/orë. E njëjta situatë e rëndë edhe përgjatë bregdetit kroat. Disa kamionë u përmbysën në rrugët e Splitit. Disa banorë u gjendën në vështirësi mes erërave të forta. Erërat shkulën pemët me rrënjë.

Ndërsa dëmtuan edhe jahtet e ankoruara përgjatë zonave bregdetare. 3 viktima u shënuan të shtunën edhe në Itali. Ndërsa i gjithë Ballkani deri në Greqi përjetoi temperatura të acarta që sollën edhe reshje të dendura dëbore.

Tv Klan






Të ngjashme