Dëmet që shkakton dielli në lëkurë dhe si të mbrohemi gjatë stinëve (3 Maj 2001)


Dëmet që shkakton dielli në lëkurë dhe si të mbrohemi gjatë stinëve (3 Maj 2001)

11:16 03/05/2001

Rrezet e diellit sa të mira janë dhe të dëmshme për fytyrën tonë. Dielli vërtetë shëron disa sëmundje, por dhe shkakton të tilla. Madje duke iu referuar shprehjes se ku hyn dielli nuk hyn mjeku, këta të fundit, mjekët, thonë se hynë pikërisht bëhet i rrezikshëm. Kryesisht në pikun e drekës qëndrimi për një farë kohe në rrezet e diellit konsiderohet pikërisht i dëmshëm. Jo vetëm prish lëkurën, por lë shkas për të në krjimin e vatrave kancerogjene. Për të mos arritur deri këtu, dermatologia sqaron.

“Efektet kancerogjene që kanë rrezet e diellit pas orës 12:00, maksimumi do t’a quaja tani sidomos me çarjen e shtresës së ozonit kur rrezet e dëmshme të diellit nuk kanë më mbrojtje natyrale nga atmosfera, pra ato janë direkt të dëmshme për lekurën tonë. Duhet të ruhemi jashtë mase duke përdorur filtra solarë të cilët kanë efekt mbrojtës maksimumi deri në 3 orë ku duhen përdorur çdo 3 orë patjetër, kapelet mbrojtëse ose çadrat sidomos për ata që frekuentojnë plazhin.”

Efektet negative ndaj fytyrave të ekspozuara mund t’i ndalojnë vetëm kremërat të cilët kanë filluar të përdoren në masë. Jo vetëm për estetikë, por mjekët thonë sa të plak dielli nuk të plak mosha./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme