Demi Moore “rrëmben” sfilatën e Fendit
Ndërhyrja kirurgjikale i tjetërson pamjen, vërshojnë komentet
Ylli i kinematografisë amerikane Demi Moore ishte hapësja e sfilatës së koleksionit Pranverë / Verë 2021 të markës së famshme Fendi, e fundit për këtë javë të modës Hot Couture.
Vëmendjen nuk e tërhoqi kostumi mahnitës i saj me ngjyrë të zeza që ekspozonte supet, vëthët e gjatë me përmasa të mëdha elegantë apo ecja sharmante, por ndërhyrja kirurgjikale që 58-vjeçares i kishte tjetërsuar pamjen e fytyrës. Në njërin nga komentet në Twitter shkruhet me doza humori se “Demi Moore doli në shfaqjen e Fendit pa lënë as ndërhyrjen t’i zerë vend”. Ndërsa një tjetër komentonte se i kishte vështruar 4 herë të ndryshme me detaje fotot para se ta kuptonte që ishte ajo.
Mes yjeve të modës e televizionit që sfiluan ishin edhe Kate Mos me të bijën Lila, Naomi Campbell, Bella Hadid, etj.
Pasarela ishte e rrethuar nga pasqyra që krijonin idenë e një labirinthi, në pallatin Bronjar në Paris. Veç mungesës së spektatorëve, stilistët ruajtën me rreptësi distancën për shkak të masave të ashpra anti-COVID në Francë, arsye që i detyruan shtëpitë e tjera të modës, t’i prezantojnë koleksionet e sezonit në Itali.
Tv Klan