Demiraj paralajmëron tolerancë zero ndaj policëve që përfshihen në fushatë
Ministri i ri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka paralajmëruar sot tolerancë zero ndaj punonjësve të Policisë që përfshihen në aktivitete të subjekteve politike teksa vendi i drejtohet zgjedhjeve të përgjithshme të 25 qershorit.
Demiraj zhvilloi takime në Drejtoritë Vendore të Policisë në Lezhë e Shkodër ku përcolli prioritetet kryesore për një proces zgjedhor të sigurt e të qetë, luftë pa kompromis ndaj kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, parandalim të përdorimit të parave me burim kriminal dhe blerjen e votës.
Ministri Demiraj i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako.
Ai garantoi mbështetje maksimale për arritjen e misionit kushtetues të strukturave të Policisë së Shtetit./tvklan.al