Demokratët do t’u rikthehen protestave për manipulimin e votave – (3 Janar 2001)


Demokratët do t’u rikthehen protestave për manipulimin e votave – (3 Janar 2001)

22:36 03/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Në fillim të javës së ardhshme demokratët do t’u rikthehen protestave, kundër manipulimit të votave në zgjedhjet lokale. Protestat u ndërprenë në prag të festave fetare dhe të Vitit të Ri, ndaj pritet të rifillojnë sipas selisë blu edhe më të fuqishme. Zyrtarët e selisë blu dhe lideri Berisha, kanë nisur punën për hartimin e strategjisë politike, që do t’i rikthente demokratët në pushtet. Megjithatë demokratët deri në Qershor do të këmbëngulin në kërkesat për shpërbërjen e KQZ, rishikimin e kodit elektoral dhe përsëritjen e zgjedhjeve lokale në disa zona./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme