Demokratët i rikthehen mitingjeve (12 Shkurt 1999)


Demokratët i rikthehen mitingjeve (12 Shkurt 1999)

16:31 12/02/1999

Demokratët i janë rikthyer sërish mitingjeve bashkë me anëtarët e Bashkimit për Demokraci ku e kanë cilësuar Qeverinë Majko-Meta si të paaftë për të nënshtruar segmentet qeveritare të inkriminuar në vrasjen e deputetit Azem Hajdari. Folësit në miting u shprehën se pa gjetur vrasësit e Hajdarit nuk mund të ketë qetësi në vend.

Ata nga sheshi “Skënderbej” i kujtuan dhe njëherë Majkos premtimine bërë në takimin e 21 Dhjetorit për kalimin në Parlament të projektligjit Hajdari. Pikërisht me parrullën ” MAjko mbaj premtimin”, masa e njerëzve nën thirrjen e një proteste paqësore të nënkryetarit demokrat Pollo ka marrë rrugën drejt selisë së Qeverisë dhe asaj të Kryesisë së Parlamentit, ku gjithçka është zhvilluar qetë dhe pse me gadishmërinë e forcave blu të bëra gardhë rreth institucioneve shtetërore.

Menjëherë pas mitingut, vetë Pollo ka deklaruar : ” Është një marrëveshje politike që duhet të respektohet nëqoftëse dialogu ka kuptim, këtë kërkojmë dhe nga Kryeministri. Atë i kërkojmë të respektojë marrëveshjen, të respektojë premtimin, projektligjin ta kthejë në ligj.” /tvklan.al






Të ngjashme