Demokratët konferencë për ndihmat e Kosovës (15 Prill 1999)
Tregjet shqiptare janë mbushur me mallra të ndihmave humanitare. Ky ka qënë konstatimi i demokratëve shprehur në konferencën e sotme për shtyp. Është absurde dhe e pafalshme u shpreh Ridvan Bode që të shiten ndihmat që vijnë për të përballuar katastrofën humanitare.
Më tej ai ka theksuar se janë grabitur tërësisht ndihmat e ardhura nga një shtet europian. Kështu Partia Demokratike ka denoncuar sot qëllimshëm nga ana e qeverisë mos hartimin e një skeme transparente për shpërndarjen e ndihmave. Ndërsa Qeveria deklaron sasinë e ardhjes së ndihmave u shpreh Karamitro shumë i errët ngelet destinacioni i tyre.
Demokratët kanë deklaruar se Kukësi është shndërruar në një rezervat tmerri ku 10 mijë vetë kanë ngelur në qiell të hapur. Ata i kanë kërkuar autoriteteve shtetërore të ndërhyjnë në zonën e Kukësit ku 50 mijë vetë kanë mbetur në qiell të hapur, për të shmangur katastrofën./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego