Demokratët kundër urdhrit ekzekutiv të Trump-it
Pelosi: “Anti-kushtetues, anashkaloi Kongresin”
Urdhri ekzekutiv i presidentit Trump për masat e emergjencës së pandemisë së koronavirusit, teksa në kongres ende nuk është arritur një marrëveshje, është kontestuar ashpër nga demokratët në Shtetet e Bashkuara.
Për kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi,nga radhët e demokratëve, vendimi i Presidentit është “i dobët dhe anti-kushtetues”. Pelosi shprehet kundër kërkesës së presidentit për uljen në nga 600 në 400 dollarë të pagesës javore për të papunët në periudhën e pandemisë.
Trump kërkon 100 dollarë nga paga totale mujore e miratuar duhet të jepet nga buxhetet e secilit shtet federal, çka sipas Pelosit është e papërballueshme nga administratat lokale, shumica e të cilave janë zhytur në krizë.
Në ndryshimet e propozuara në kongres, demokratët kërkojnë që paga javore për të papunët të jetë 600 dollarë. Por për presidentin Trump, kjo është një pagesë tepër e lartë që nuk e përfitojnë as kur janë të punësuar.
Demokratët propozojnë 3 triliardë dollarë fond të jashtëzakonshëm për përballimin e pasojave të pandemisë. Për republikanët kjo shumë është tepër e lartë dhe do të thellojë defiçitin buxhetor.
Sipas tyre demokratët kërkojnë të shpërdorojnë paratë e qytetarëve amerikanë për t’ua dhënë ato refugjatëve. Mosgjetja e një konsensusi për miratimin e një fondi emergjence në kongres, rëndon mbi ekonominë dhe qytetarët amerikanë në një prej momenteve më të vështira, me të cilat po përballet vendi dhe i gjithë globi në dekadat e fundit.
Tv Klan