Demokratët miting në sheshin “Skënderbej” – (29 Nëntor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Demokratët kanë vazhduar ritualin e mitingjeve në sheshin “Skënderbej”. Sot në mesditë, kryetari i PD Sali Berisha, ka dënuar ngjarjen e Tropojës, si dhe ndalimin e tij nga policia. “Prania juaj në këtë shesh tha Berisha, dëshmon se Meta ka të drejtën të mbërthehet nga paniku”.
Ai nga sheshi “Skënderbej”, iu është drejtuar dhe punonjësve të policisë. Për një grusht banditësh, tha Berisha, mos u armiqësoni me popullin. Si zakonisht, pjesëmarrësit në miting kanë vazhduar xhiron dhe protestat para bashkisë, Ministrisë së Rendit dhe Kryeministrisë. Më pas turma është shpërndarë pa shënuar incidente.
Mitingu i sotëm është shoqëruar nga masa të rrepta policore. Në krye të forcave të rendit, ka qenë sot vetë nëndrejtori i policisë Niko Brahimaj dhe të gjithë drejtuesit e lartë të drejtorisë së policisë së Tiranës./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego