Demokratët përmbyllin konventën
Biden: Të nxjerrim Shtetet e Bashkuara nga errësira
Me fishekzjarre e entuziazëm mes mbështetësve festonin në kushtet e pandemisë në disa qytete, demokratët mbyllën konventën e zhvilluar këtë javë, ku u konfirmua dyshja Biden – Harris si kandidatë për President e zv/President në zgjedhjet e 3 Nëntorit.
Në fjalën e fundit, ku pranoi edhe emërimin zyrtarisht si kandidat, Joe Biden akuzoi Trump se e ka zhytur vendin në errësirë dhe kaos. Ai kërkoi votat e amerikanëve për t’i nxjerrë Shtetet e Bashkuara nga kjo erësirrë.
Në fjalimin e tij, Biden tha se rivali republikan kishte miqësi vetëm me diktatorë si Vladimir Putin e Kim Jong-Un në arenën ndërkomëbtare. Ai premtoi për një strategji të re kombëtare për ta nxjerrë vendin nga vorbulla e koronavirusit ku e ka zhytur kjo administratë.
Ndërsa u zotua se do ta bashkojë vendin nga ndasitë e thella të shkaktuara nga protestat anti-raciste të javëve të fundit.
Biden kryeson bindshëm në sondazhe përballë Trump. Javën e ardhshme, edhe republikanët pritet të zyrtarizojnë kandidaturën e Donald Trump për një mandat të dytë presidencial. Trump e etiketoi Biden si radikal të majtë.
Tv Klan