Demokristianët deklaratë për Berishën ne Prokurori (18 Dhjetor 1998)
“Jemi kundër thirrjes së Berishës në Prokurori siç kemi qënë kundër cilësimit “grusht shteti” të ngjarjeve së 14 Shtatorit!”. Për demokristianët e Bushatit, organet e akuzës duhet më parë të vërtetojnë tezën e grushtit të shtetit dhe më pas të thërrasë në zyrat e tij të pandehurit.
Sot vetë kreu i partisë e ka cilësuar thirrjen e fundit të Berishës në Prokurori si një shkak më shumë të përkeqësimit të klimës politike në vend. Ndër të tjera ai dhunën e ushtruar ndaj studentëve grevistë duke i bërë apel qeverisë për gjetjen e rrugëve dhe mundësive të dialogut me të ngujuarit./tvklan.al