Dëmshpërblimi për përmbytjet, shteti nuk mjafton


Dëmshpërblimi për përmbytjet, shteti nuk mjafton

15:48 12/11/2016 https://youtu.be/5I-5qbihk0g

Janë prekur disa herë nga përmbytjet dhe dëmet në banesa dhe të mbjella janë të pallogaritshme. Por dëmshpërblimi nga ana e shtetit sipas tyre ka  qenë i pamjaftueshëm për të mbuluar dëmet ose  ka munguar.

Për të marrë dëmshpërblim të plotë dhe në kohë, shohin si një alternativë zgjidhje sigurimin  pranë kompanive të sigurimeve.

Por sa kushton në vit sigurimi i një banese dhe sa dëmshpërbim merr një familje në rast të tilla fatkeqësish?

Sipas Kompanive të sigurimeve, sigurimi i banesave dhe pronave është i shumë i vogël dhe qytetarët kujtohen vetëm kur gjenden përballë fatkeqësive. Për të rregulluar këtë treg, në kohën kur përmbytjet janë një fenomen i përvitshëm, kompanitë thonë se duhet të futet me ligj sigurimi i detyrueshëm i banesave dhe pronave në rast fatkeqësish.

Tv Klan






Të ngjashme