Dëmtime në bujqësi nga reshjet e dëborës


Dëmtime në bujqësi nga reshjet e dëborës

16:14 16/04/2014 molletSezoni i sivjetshëm në bujqësi rrezikon dështimin për shkak të problemeve nga moti i keq. Dëbora e rënë gjatë natës ka dëmtuar seriozisht plantacionet me mollë në Peshkopi dhe zona të tjera të prekura nga reshjet e dëborës.

Janë me miliona lekë të investuara nga fermerët që kanë shkuar dëm dhe për këtë janë koshientë edhe drejtuesit vendorë të Drejtorisë së Bujqësisë.

Dëmtime të të mbjellave kanë patur edhe në rajonet verilindore të vendit ku dëbora e dendur është shoqëruar edhe me ngrica. Moti i keq ka lënë pa energji shumë zona që prej mbrëmjes së kaluar.





Të ngjashme