Dëmtohen linjat elektrike në Librazhd, fshatra mbeten pa drita – (14 Janar 2001)


Dëmtohen linjat elektrike në Librazhd, fshatra mbeten pa drita – (14 Janar 2001)

15:16 14/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Si të mos mjaftonte mungesa e dritave nga thatësira dhe harxhimi pa kriter i energjisë, në Librazhd koha e keqe ka prishur mjaft linja elektrike. Në fshatin Kuturman është djegur kabina, po kështu edhe në Mirakë dhe Gurakuq. Menjëherë sa u konstatuan defektet në të gjitha fshatrat, një grup pune me orë të zgjatura arriti të eleminojë këto defekte.

I gjithë rrethi i Librazhdit ka mbi 180 kabina elektrike, ku gjysma e tyre është e amortizuar. Për mungesë fondesh, duket mjaft e vështirë ndërhyrja. Nënpunësit e drejtorisë së përgjithshme të KESH-it kanë dhënë urdhër, që Librazhdi të furnizohet pa ndërprerje me energji elektrike./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme