Dëmtohet Mërgim Mavraj
Mërgim Mavraj do të mungojë në sfidën me Italinë. Mbrojtësi shqiptar është dëmtuar në takimin e fundit me Hamburg sipas njoftimit të klubit gjerman. Mavraj është lënduar në gju dhe mendohet se nuk do të jetë i gatshëm për disa javë.
Një mungesë e rëndësishme për kuqezinjtë ne qendër të mbrojtjes, pas asaj të Berat Gjimshitit, i pezulluar për shkak kartonësh. Trajneri Gianni De Biasi duhet të gjejë zgjidhje për mbrojtjen, duke përshtatur lojtarë apo afruar futbollistë të rinj. Në këtë takim nuk do të jetë edhe portieri Etrit Berisha edhe ky i pezulluar.
Ndeshja më Italinë do të zhvillohet më 24 mars në Palermo, një kohë e shkurtër. Problemet janë akoma më të mëdha, pasi edhe Arlind Ajeti dhe Frederik Veseli po luajnë pak, madje duke patur edhe paraqitje të dobëta./ TV KLAN