Dëmtohet Taulant Xhaka, disa javë larg fushës


Dëmtohet Taulant Xhaka, disa javë larg fushës

17:36 04/05/2016

Taulant Xhaka do të pushojë për disa javë, për shkak të një lëndimi në takimin me Sionin pak ditë më parë. Ai u zëvendësuar gjatë ndeshjes për shkak të probleme muskulore. Lajmin e bën të ditur klubi i Bazelit me një njoftim në faqen zyrtare në internet.

Pritet të shikohet koha e saktë e rikuperimit në prag të Europianit. Kombëtarja do të nisë grumbullimin më 23 Maj në Austri, ndërsa ndeshja e parë do të jetë më 11 Qershor ndaj Zvicrës në Lens.

Endrit Sauku, Tv Klan






Të ngjashme