SHBA: Pas Shullazit kush e ka radhën?
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar një ditë pas dënimit me 14 vite burg ndaj Emiljano Shullazit.
Në një reagim të sajin në rrjetet sociale Ambasada thotë:
Dita e djeshme shënoi një hap domethënës përpara për qytetarët shqiptarë që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi të vërtetë nga sistemi i tyre gjyqësor. Ne u inkurajuam nga puna e prokurorëve shqiptarë, të cilët, duke u bazuar në prova, bindën gjykatësit e Krimeve të Rënda se një bos i krimit dhe kriminelë të tjerë e kanë vendin në burg. Përshëndesim shqyrtimin e kujdesshëm të këtij rasti. Vendimi i marrë është një fitore për sundimin e ligjit në Shqipëri. Qytetarët shqiptarë tani pyesin “Kush e ka radhën”?
Ditën e martë Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 55 vite burg Emiliano Shullazin dhe grupin e tij. Emiliano Shullazi, i cili sipas prokurorisë ishte drejtuesi i grupi u dënuan me 14 vite heqje liri, 12 u dhanë për Gilmando Danin. Me nga 10 vjet u dënua Endri Qyqja dhe Endri Zela. Ndërsa Blerim Shullazi u dënua me 9 vite burg”.
/tvklan.al