Dënimi me 1 vit burg, flet ish-deputeti: Qejfin e patën me pushkatim, por nuk ia dolën dot


Dënimi me 1 vit burg, flet ish-deputeti: Qejfin e patën me pushkatim, por nuk ia dolën dot

22:22 18/12/2019

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji është dënuar sot nga Gjykata me 1 vit burg, pasi e kanë gjetur fajtor për denoncimin e bërë mbi dosjen “Babale”, ku sipas organit të drejtësisë ka rezultuar një sajesë.

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Opinion” me gazetarin Blendi Fevziu, Salianji tha se do ta apelojë këtë vendim dhe se sipas tij është i padrejtë. Ai tha se nëse Gjykata e Apelit do ta shpallë fajtori, atëherë do të duhet që të vuaj dënimin në burg.

“Nëse e vendosin institucionet, do shkoj në burg patjetër, në një burg të sigurisë së ulët. Këta e duan me burg, qefin e kanë pas me pushkatim, por nuk ia kanë dalë dot”/ tvklan.al






Të ngjashme