Denis Shtraza mbetet në burg
Gjykata për Krimet e Rënda ka refuzuar kërkesën e Denis Shtrazës për lirimin nga burgu.
Shtraza akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut, ngjarje e ndodhur në Janar të këtij viti në qytetin e Durrësit.
33 – vjeçari i ka mohuar akuzat.
Mbrëmjen e 6 Janarit, në qendër të Durrësit u rrëmbye nga disa persona Gazmend Çollaku. Ai u gjet të nesërmen i pajetë në fshatin Murqin të Krujës, i lidhur dhe i qëlluar nga disa plumba në kokë./tvklan.al