Dënohen dy “kopshtarët” shqiptarë në Britani


Dënohen dy “kopshtarët” shqiptarë në Britani

22:11 26/11/2018

Dy shqiptarë, të cilët drejtonin një fabrikë kanabisi janë dënuar me burg nga gjykata britanike. Adeljan Oshafi, 31 vjeç dhe Neim Bakia, 23 vjeç, u arrestuan 20 Tetor në qytetin Gloucester.

Secili prej tyre do të vuajë nga 20 muaj burg. Dy shqiptarët e kultivonin drogën në pesë dhoma të një pallati. Në brendësi autoritetet gjetën 963 bimë kanabis sativa, drita ngrohëse dhe pajisje të tjera që shërbente në rritjen e lëndës narkotike.

Vlera e drogës së kapur mund të shkonte nga 250.000 deri në 750.000 paund. Prokurori i çështjes, Jeremy Oliver e ka konsideruar punën e dy të rinjve shqiptarë, si një ndër operacionet më të sofistikuara që ka parë ndonjëherë për ritjen e kanabisit në Britani.

Më herët në seancën dëgjimore për Adeljan Oshafin, avokatja mbrojtëse u shpreh se klienti i saj ishte thjesht “kopshtar” në ndërtesë, duke nënkuptuar se ishte përfshirje e një niveli të ulët. Po atë seancë, shqiptari tjetër, 23-vjeçari Bakia nuk shfaqi pendesë duke pranuar rolin e tij në fabrikën e kanabisit.

/abcnews.al






Të ngjashme