Dënohen rekrutuesit e xhihadistëve në Shkup
Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar me burg 5 të akuzuarit për rekrutim të xhihadistëve, në rastin e njohur si “Celula”.
Gjykata vendosi dënimin me 4 vite e gjysmë burg për Isa Fuga, 3,1 vit burg për Abdulla Abdullahi, 4 vite për Erol Rustemin, 2 vite për Imer Muhamedin, si dhe 2 vite burg për Stefan Stefanovskit.
Siç raporton
Klan Kosova,
ata u shpallën fajtor për rekrutimin e personave nga Maqedonia për luftën në Siri. /tvklan.al